Katër milionë udhëtarë gjatë këtij viti në "Adem Jashari"
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Katër milionë udhëtarë gjatë këtij viti në Aeroportin "Adem Jashari"
15 orë më parë
Linku u kopjua

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari" ka regjistruar sot shifrën prej katër milionë pasagjerësh për vajtje-ardhje vetëm gjatë këtij viti.

Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë 2024 ka pasur dyfishim të numrit të pasagjerëve dhe destinacioneve të reja për udhëtim. Ai tha se është investuar në avancimin e pistës së aterrimit, e cila ka ndikuar edhe në rritjen e numrit të fluturimeve.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar "Adem Jashari", Valentina Gara tha se në vajtje dhe ardhje nga janari e deri më tash kanë udhëtuar katër milionë pasagjerë.

Udhëtari me “numrin” katër milion ka qenë një çift nga diaspora, të cilët kanë fituar një sërë dhuratash nga aeroporti - Fatime dhe Xhevdet Gaxherri nga Juniku, të cilët shprehen të lumtur që janë pjesë e shënimit të numrit prej katër milionë udhëtarësh në Aeroportin e Prishtinës.

Kujtojmë, edhe katër ditë bëhet një vit kur qytetarët e Kosovës nisën të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen, ku edhe përmes aeroportit "Adem Jashari" fluturimet janë më komode e më të shpejta.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024