Ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, për herë të parë pas nisjes së gjykimit në Gjykatën Speciale, ka folur në një deklaratë. Ai ka deklaruar se: Dikush duhet të marrë pergjegjesinë para popullit të Kosovës që ky proces të jetë fer dhe të garantojë gjykim në kohë të arsyeshme’.
Deklarata e ish-kryetarit të PDK-së, Veselit pati të bëjë me orët e përdorura për marrjen në pyetje të dëshmitarëve, që më pas po ndikojnë në tejzgjatjen e paarsyeshme të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Veseli pati edhe një koment për avokatin, Emmerson.
“I nderuar trupi gjykues, po e shoh një komunikim që nuk është normal e as profesional. Nuk po paragjykoj, por si i akuzuar kam drejt të jap mesazh. Nuk do të doja që në gjera që janë jashtë realitetit tim të ndikohet e paragjykohet, sepse ka një mos përmbajtje në adresimet e avokatit tim”, tha ai.