Ekipi kosovar i xhudos ishte sot pjesëmarrës në Kampionatin Ballkanik të xhudos për grupmoshat U23, që po mbahet në Stamboll të Turqisë.
Kosova u paraqit me gjashtë xhudistë në Ballkanikun e xhudos, ndërsa pesë prej tyre arritën të fitojnë medalje, raporton KosovaPress.
Dëbora Gjakova (kategoria deri në 63 kilogramë) në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në çerekfinale mposhti me Ippon turken, Ezgl Karademir. Në finale, Gjakova humbi me Ippon nga xhudistja tjetër e Turqisë, Habibe Ayfonlu dhe në fund i stolis me medaljen e argjendtë.
Loris Sharapolli (kategoria deri në 73 kilogramë) në raundin e parë ishte i lirë, kurse në çerekfinale e mposhti garuesin nga Maqedonia e Veriut, Andrej Simonoski. Më pas, Sharapolli u mposht në gjysmëfinale nga turku, Ejder Toktay, kurse në repesazh, në garën për të bronztën xhudisti ynë fitoi ndaj xhudistit nga Mali i Zi, Djordje Persic.
Rrezarta Alimi (kategoria deri në 70 kilogramë) në raundin e parë ishte e lirë, kurse në çerekfinale humbi me Wazaari nga turkja, Saniye Sen, me ç’rast garën e vazhdoi në repesazh, ku edhe e siguroi të bronztën duke e mposhtur me Wazaari në vazhdime turken, Yagmur Naz Aydin.
Ruvejda Llonqari (kategoria mbi 78 kilogramë) humbi ndeshjen e parë në çerekfinale kundër turkes Nahide Saylag, ndërsa pësoi humbje edhe nga xhudistja rumune, Ioana Cociorba, dhe kështu zuri vendin e shtatë në këtë garë.