Vertappen në kërkim të ringjalljes
Sport
Lexohet për: 2 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Max Verstappen ka fituar çdo Grand Prix të Holandës nga pole position që kur gara e tij në shtëpi u kthye në kalendarin e Formula 1 në 2021, por kampioni i trefishtë i botës i Red Bull përballet me një provë të vështirë këtë fundjavë.

Në këtë fundjave do të zhvillohet gara e radhës, por këtë herë 26-vjeçari është në serinë e tij më të gjatë të humbjeve në katër vjet, përcjellë KosovaPress.

Mercedes ka fituar tri nga katër garat e fundit dhe Verstappen, i cili kryeson me 78 pikë me 10 raunde të mbetura, nuk ka qëndruar në krye të podiumit që nga gara e zhvilluar në Spanjë më 23 qershor.

Në fakt, ai ka pasur vetëm një dalje në podium që nga ajo kohë. E diela do të jetë fillimi i 200-të i Verstappen në Formula 1, duke e bërë atë pilotin më të ri që ka arritur atë moment historik.

“Është gjithmonë një atmosferë fantastike dhe tifozët janë të jashtëzakonshëm, ndaj është një atmosferë e veçantë për mua”, thaVertappen, duke u deklaruar i rifreskuar dhe gati për gjysmën e dytë të sezonit pas pushimit të gushtit.

“Ne po presim me padurim javën në vijim dhe shpresojmë se mund të luftojmë për fitoren”, shtoi ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024