Vërshimet e filluara nga nata e mbrëmshme kanë shkaktuar vërshime në disa komuna të vendit.
Gëzim Gashi, drejtor për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Pejës tha për KosovaPress se për dallim nga nata e mbrëmshme, sot situata nga vërshimet është e qetë dhe nën kontroll.
“Gjendja e vërshimeve në Pejë për momentin është nën kontroll, shiu është ndalur dhe çdo gjë është nën kontroll... Niveli i intensitetit të ujit është rënë dukshëm nga nata e mbrëmshme”, tha Gashi.
Ndërsa, përmendi edhe tri lagjet që kanë qenë në gjendje me të keqe, por sipas tij nuk ka pasur rrugë të pakalueshme për qytetarët.
Ai po ashtu tha se ekipet emergjente, zjarrfikësit dhe komuna janë në terren. Ndërsa sa i përket dëmeve tha se Komisioni për hetimin e dëmeve është i informuar dhe presin kërkesat e qytetarëve këtë javë.