Vërshimet në Pejë, Mehaj: Jemi në dispozicion për të tejkaluar situatën
Lexohet për: 1 min.
96121646318867
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u shpreh se janë në dispozicion për të tejkaluar situatën e rënduar në Pejë, pas vërshimeve të së shtunës.

“Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t'iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë.”, shkroi Mehaj në Facebook.

Një grua dhe djali i saj, 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve të djeshme në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u  gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/nje-grua-dhe-nje-femije-humben-jeten-si-pasoje-e-vershimeve-ne-peje/
https://kosovapress.com/admin/vdekja-e-dy-personave-ne-peje-muhaxheri-jam-i-tronditur-situate-e-rende/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024