Vërshime masive në Bangladesh
Lexohet për: 1 min.
vershime Bangladesh
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Numri i të vdekurve në Bangladesh nga reshjet e dendura dhe përmbytjet e  shkaktuara nga vërshimet e lumenjve vazhdon të rritet, me mediat që raportojnë 59 të vdekur deri të shtunën vonë.

Dhaka Tribune raporton se shirat e musonit kanë shkaktuar kërdi në të gjithë vendin për gati dy javë, duke ndikuar rëndë miliona jetë.

Sipas autoriteteve, përmbytjet kanë prekur rreth 5.5 milionë njerëz në 11 rrethe, shumica e të cilëve jetojnë pranë kufirit me Indinë.

Numri i viktimave është rritur në 59, me 37 prej tyre në rajonet verilindore të Feni dhe Cumilla.

Rreth 600 ekipe të kujdesit shëndetësor janë në terren në zonat e prekura, ndërsa mbi 500 mijë njerëz janë zhvendosur në 3.403 strehimore të përkohshme si rezultat i fatkeqësisë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024