Manchester United then rekord me fitoren ndaj Crystal Palace në Old Trafford
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Manchester United then rekord me fitoren ndaj Crystal Palace në Old Trafford
man utd
01/03/2026 - 17:07
Linku u kopjua

Manchester United ka siguruar një fitore dramatike 2-1 ndaj Crystal Palace, duke vazhduar formën më të mirë në Premier League.

Ndeshja nisi keq për vendasit, pasi Maxence Lacroix shënoi që në minutën e 4-të. Gjërat u vështirësuan edhe më shumë për skuadrën e Michael Carrick kur mbrojtësi Luke Shaw u detyrua të largohej i lënduar pas vetëm 24 minutash lojë.

Pika e kthesës erdhi në pjesën e dytë përmes VAR-it, i cili akordoi penallti për United dhe ndëshkoi me karton të kuq autorin e golit të Palace, Lacroix. Bruno Fernandes barazoi shifrat nga pika e bardhë në minutën e 56-të, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Benjamin Šeško shënoi golin e fitores me kokë. Pavarësisht pritjeve heroike të Dean Henderson, "Djajtë e Kuq" arkëtuan tri pikë të rëndësishme që i mbajnë në zonën e lartë të tabelës.

Michael Carrick u bë menaxheri i parë i Manchester United që nga viti 1971 që fiton pesë ndeshjet e para radhazi në shtëpi në kampionat.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026