Venecia filloi sot një provë të një bilete hyrëse prej 5 eurosh, si pjesë e përpjekjeve për të kufizuar flukset turistike që rrezikojnë të “mbysin” qytetin e Lagunës. Kjo provë do të vazhdojë për 30 ditët e ardhshme kur numri i vizitorëve në qytet pritet të jetë veçanërisht i lartë. Vizitorët do të duhet të rezervojnë biletat në internet paraprakisht. Banorët, udhëtarët, studentët, fëmijët nën 14-vjeç, njerëzit që qëndrojnë në qytet gjatë natës dhe njerëzit që vizitojnë për ngjarje sportive do të përjashtohen nga detyrimi për të blerë biletën. "Ne kemi për detyrë t'i ruajmë këto qendra të mëdha historike të botës," tha kryebashkiaku Luigi Brugnaro në një konferencë shtypi për këtë nismë.
Ai tha se kjo nuk do të thotë se "qyteti do të mbyllet" dhe mohoi se masa kishte për qëllim mbledhjen e parave për këshillin e qytetit. Brugnaro tha gjithashtu se Venecia nuk do të kufizojë hyrjet, por vetëm do t'i detyrojë njerëzit të paguajnë për të parë qendrën historike. /ANSA