Vendvotimet janë mbyllur në më shumë se 40 shtete
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 orë më parë
Linku u kopjua

Qendrat e votimit janë mbyllur në më shumë se 40 shtete nga 50 gjithsej.

Rezultatet do të dalin shpejt por disa shtete do të marrin më shumë kohë për t'u numëruar votat, shkruan BBC.

Në Nevada, në veçanti, mund të duhen ditë përpara se të dihen rezultatet përfundimtare.

Zgjedhjet atje kryhen kryesisht me postë dhe numërimi do të vazhdojë deri të shtunën, për fletëvotimet që kanë mbërritur me vonesë, por që janë vulosur në ditën e zgjedhjeve.

Shteti gjithashtu nuk nxjerr asnjë rezultat votimi derisa votuesi i fundit në radhë të hedh votën e tij.

Amerikanët po votojnë për presidentin e ardhshëm – Kamala Harrisin ose Donald Trumpin.

Donald Trump po udhëheq në projeksione, megjithatë është garë e ngushtë me demokraten Kamala Harris.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024