Hudhra ka një gamë të gjerë përdorimesh dhe përdoret tradicionalisht për qëllime kulinarie dhe mjekësore. Përveç kësaj, shumë njerëz kanë adoptuar ritualin e gjumit me një thelb hudhër nën jastëk.
Ndoshta kjo do t'ju duket e pakuptimtë në fillim, sepse hudhra ka një erë të veçantë dhe të fortë, por kur të zbuloni të gjitha të mirat e kësaj perime, patjetër do të vendosni të shkoni në shtrat me të. Është një zakon jashtëzakonisht i njohur dhe një terapi e fuqishme, e cila praktikohet prej shekujsh.
Përveç kësaj, hudhra nën jastëk do t'ju lejojë të filloni çdo ditë me shumë më tepër energji dhe vitalitet.
Gjithashtu do t'ju ndihmojë të shmangni çdo formë të ftohjes, gripit, kollës dhe presionit të gjakut.
Popujt e lashtë besonin se hudhra ka veti magjike, të cilat largojnë shpirtrat e këqij dhe tërheqin energji pozitive.
Nëse e përdorni të freskët, pa gatuar, do të mund të nxirrni shumë veti më të vlefshme prej tij.