Vendimi i Qeverisë të Kosovës për emërim të anëtarëve të ri të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës nxiti diskutim në Komisionin për Legjislacion në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës. Derisa nga anëtarët e këtij komisioni nga partia në pushtet e konsideronin si vendim të bazuar në atë që Komisionit nuk ka mbajtur asnjë provim të jurisupdencës ata opozitar vlerësuan se një vendim i tillë për shkarkim të anëtarëve të këtij komisioni pa arsyetim individual ndodh vetëm në diktaturë, raporton KosovaPress.
Gjithë diskutimi nisi kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli propozoi që pikë të futet në rend dite, por kjo nuk arriti të bëhet pasi që deputeti i PDK-së, Përparim Grua dhe ai i AAK-së, Besnik Tahiri nuk morën pjesë në votim.
“Duke dështuar ky komision me mbajt provimin po them në barazinë e kandidatëve dhe meritën e tyre dhe të në të gjitha shkeljet e të drejtave themelore të kandidatëve e juristëve të rinj të cilët synon me dhënë këtë provim atëherë ministria e Drejtësisë ka ardhur në konkludim që ky komisioni duhet me u ndërruar se nuk funksionon kështu mos me e mbajt provimin një vit s’ka logjik, kur ligji e thotë 4 herë në vit minimalisht është diskrecion...sa i përket legalitetit të vendimit ai është i qartë se ai shfuqizohet dhe kuvendi e voton përbërjen e re që udhëhiqet nga profesionistë të fushës sepse me ligj duhet me qenë gjyqtar apo prokurorë karriere që kanë 8 vite përvojë në sistem”, tha ai.
Por, kundër propozimit që të futet në rend dite kjo pikë ishte deputeti i PDK-së, Përparim Gruda i cili tha ndërrimi kaq i çuditshëm po i lë shijen sikur dikush nuk ka mund ta kaloj këtë provim, sesa arsye se nuk është mbajtur provimi i jurispudencës.Por, Qorrolli insiston që arsyetim më të madh për ndryshim të këtij Komisioni nuk ka se sa dështimi për ta mbajtur provimin e jurispudencës për një vit.
“Nuk ka arsye me të madhe sesa dështimi me mbajtur një vit”, tha ai.
Arsye politike dhe pa argument ligjore i ka quajtur deputeti i LVV-së, Vigan Qorrolli arsyet që dhanë deputetët nga opozita për Komisionin e ri të provimit të jurispodencës për të mos e futur në rend dite.
Por, kryetari i këtij komisioni i cili vjen nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda deklaroi se vendime të tilla merren vetëm në diktatuurë e jo në vende demokratike.
“Ky vendim afekton të drejta dhe liri të njeriut nëse më thua që në një vend demokratik mundesh me marr vendim që afekton të drejtat e njeriut dhe mos me shënua asnjë fjalë arsyetim pa arsyetim kjo veç në diktaturë ndodh... Tash t’i po e paraqet po thua fjala e gojës është më e rëndësishme ne në festë nuk jemi, kjo vetëm për festë vlen fjala e gojës është për festë ne jemi organ shtetëror neve na duhet letra, kjo është qëndrimi ynë nuk është politik t’i thuaja, por nuk është“, theksoi ai.
Me 5 vota për dhe dy abstenime nga deputetët e opozitës Komisioni për Legjislacion ka miratuar raportin me amendamente të Komisionit Funksional për projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg./B.Ibishi/