Gjykimet dhe dënimet për krime lufte nuk ndalin luftërat dhe ato nuk shërbejnë për të pajtuar popuj dhe për të siguruar paqe. Kështu u tha në Konferencën Ndërkombëtare “Urat e kujtesës: pajtim dhe drejtësi tranzicionale në shoqëritë pas konfliktit – diplomacia, kujtesa dhe interpretimi historik”, organizuar nga Platforma “Liria ka emër” dhe KIPRED.
Ish-prokurori i Tribunalit të Hagës, Geffrey Nice tha se dënimet dhe gjykimet për krimet e së kaluarës kanë vlerë për viktimat, por, siç u shpreh ai, mungojnë prova që ato i ndalojnë luftërat e ardhshme.
Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi vlerësoi se gjykimet nuk janë mjete efektive për të bashkuar njerëzit e shtetet si dhe për të siguruar paqe.
“Gjykimet nuk janë mjet për të ndalur luftën dhe gjykimet nuk janë aq mjet efektiv për të të bashkuar njerëzit dhe pajtuar njerëzit, shtetet, popujt dhe për të siguruar paqen. Por, pas Tribunalit qëllimi i BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare ka qenë që të bartet përgjegjësia për drejtësi transicizonale tek gjyqësori vendor, liderët lokal të ish-jugoisllavisë dhe çfarë patëm gjykime për krime lufte gjithandej dhe cilat janë rezultatet? Rezultati është që kemi shumë fakte, shumë dëshmi që mund t’i dëgjonim, por menjëherë pas përmbylljes së Tribunalit të ish-Jugosllavisë është bartur përgjegjësia në gjyqësorët e vendeve, të dëgjuarit e zërit të viktimave nuk ka qenë në agjendën e qeverive në rajon”, tha ajo.Sipas tij, mungesa e një zgjidhjeje të qartë për të ardhmen e Kosovës nxiti qëndrime ekstreme nga të dyja palët, pasi njëra kërkonte pavarësi të menjëhershme, ndërsa tjetra kundërshtonte çdo ndryshim.
“Vështirësia që gjithmonë është bazuar në mungesën e shpresës dhe që nuk kemi qenë të gjendje ta zgjidhim përgjithmonë e kjo është përfundimi i konfliktit. Nëse më pyesni mua personalisht dhe këtë e kam thënë edhe në atë kohë, unë konsideroj se një faktor kryesor ka qenë përgjegjës për antagonizmin etnik dhe armiqësitë mes komuniteteve: fakti që, kur lindi një mundësi e re për Kosovën, statusi përfundimtar i saj nuk u përcaktua kurrë. Gjithmonë ka pasur paqartësi. Dhe kur ka paqartësi për të ardhmen, për statusin dhe kufijtë e ardhshëm, kjo inkurajon qëndrime ekstreme nga të dyja palët. Nga njëra anë kishte kërkesa për pavarësi të menjëhershme, ndërsa nga ana tjetër kishte refuzim të çdo ndryshimi dhe dëshirë për ruajtjen e gjendjes ekzistuese. Këto ishin pozicione të papajtueshme dhe ekstreme”, tha ai.
Analisti amerikan për politikë të jashtme, Daniel Serwer, tha se pajtim nuk mund të kërkohet nga ata që përjetuan dhunën, por duhet të ndërtohen ura për një të ardhme të mirë.