Gjyqtari, Tom Henning Ovrebo, e ka pranuar se Chelsea e ka merituar një penallti në humbjen e pamerituar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës në vitin 2009.
Ovrebo u shndërrua në njërin nga figurat më të urryera të tifozëve të Chelseat pas paraqitjes së tij në atë gjysmëfinale, duke ia mohuar londinezëve penalltinë e cila do t’i dërgonte asokohe ata në finale, përcjell KosovaPress.
Ai gol erdhi nga këmbët magjike të Andres Iniestas në minutat e fundit të ndeshjes, ku më pas la tifozët e Chelseat të dëshpëruar me paraqitjen e gjyqtarit Ovrebo.
I tillë ishte zhgënjimi sa që për vendimet e asaj ndeshjeje flitet edhe pas 13 vitesh, dhe tani Ovrebo ka dhënë mendimin e tij i cili nuk do t’i pëlqej aspak tifozëve londinezë.
“Ndonjëherë të humbet ndonjë penallti, ndonjë karton i kuq ose ndonjë vendim kryesorë. Dhe mendoj që çdokush që din rreth futbollit është i vetëdijshëm që duhet të kishte penallti”, shtoi Ovrebo.
Gjyqtari norvegjez tani e ka pranuar që kishte marrë vendime jo të mira gjatë asaj ndeshjeje, ku tregoi se njëra nga arsyet që kishte ndikuar ishe atmosfera e zjarrtë në stadium.