Vendim i ri për naftën, publikohen çdo ditë çmimet maksimale në Kosovë
Biznes
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vendim i ri për naftën, publikohen çdo ditë çmimet maksimale në Kosovë
nafta-karburanti
Foto Ilustruese
05/04/2026 - 14:04
Linku u kopjua

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se ka hyrë në fuqi vendimi i ri për përcaktimin e çmimeve maksimale ditore të derivateve në tregun vendor.

Sipas njoftimit, vendimi, i nënshkruar nga ministrja Mimoza Kusari-Lila, parasheh vendosjen e një mekanizmi të ri për publikimin e përditshëm të çmimeve maksimale të lejuara për shitjen e naftës dhe benzinës, duke filluar nga data 05.04.2026.

Sipas këtij mekanizmi, ministria do të publikojë çdo ditë, jo më vonë se ora 10:00, çmimet maksimale, të cilat bazohen në mesataren e importeve dhe lëvizjet në tregun ndërkombëtar.

Për datën 05.04.2026, çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.86 euro për litër; Benzina: 1.49 euro për litër.

Ministria ka theksuar se asnjë operator ekonomik nuk lejohet të tejkalojë çmimet e përcaktuara, ndërsa për zbatimin e vendimit do të ketë mbikëqyrje të shtuar nga institucionet përkatëse, përfshirë Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

Sipas njoftimit, ky vendim synon të rrisë transparencën, të shmangë luhatjet e paarsyeshme të çmimeve dhe të mbrojë konsumatorin në një periudhë të pasigurt të tregjeve globale të derivateve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026