Vëllaznimi përforcohet me amerikanin Myreon Jones
Lexohet për: 1 min.
Jones
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në vazhdën e kompletimit të skuadrës dhe rikthimit sa më të shpejtë te fitoret, klubi i basketbollit Vëllaznimi ka përforcuar radhës me një basketbollist amerikan.

Playmakeri, Myreon Jones i gjatë 190 centimetra, i shtohet skuadrës gjakovare, përcjellë KosovaPress.

23 vjeçari i lindur në Alabama të SHBA-ve, ka eksperiencë 5 vjeçare në dy kolegje të ndryshme elitare atje.

Statistikat më impresive në karrierën e deritanishme, Jones i ka pasur me kolegjin ''Penn State'' ku luajti për tri edicione dhe ka regjistruar mesatarisht 15.3 pikë, 2.7 kërcime e 2 asiste për ndeshje.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025