Vela: Lëvizja e fundit e Serbisë, emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale
Lexohet për: 1 min.
Presidenca-2022-1-of-4-560x404-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shefi i Stafit të Presidentes, Blerim Vela, ka shkruar se Serbia ka emëruar zyrtarë në organe ilegale në disa komuna të Kosovës. Duke theksuar se kjo është shkelje dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit, ai ka thënë se kjo është bërë në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se kjo është shkelje e sovranitetit të Kosovës.

“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar ai.

https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1688528211284574208
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024