Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, ka shprehur optimizëm të madh para përballjes së rëndësishme ndaj Turqisë, duke theksuar se kjo ndeshje mund të jetë historike për vendin.
“Besoj që edhe pse jemi lojtar të ri ne kemi luajtur ndeshje të mëdha dhe kemi eksperiencë për këto ndeshje. Kemi atmosferë të shkëlqyer në kamp dhe shpresoj që nesër të kemi sukses” - shtoi Muriqi.
Ndërkohë sulmuesi prizrenas, nënvizoi se përballja historike mes Kosovës dhe Turqisë për të është çështje kombëtare si dhe shteti, derisa dha lëvdata për Kombëtaren e Turqisë.Ylli kosovarë u shpreh se pas shpalljes së Pavarësisë, momentet më të bukura për Kosovën do të vinin pikërisht përmes sukseseve sportive. Ai beson se fitorja ndaj Turqisë do të sillte një gëzim të jashtëzakonshëm për gjithë qytetarët.
“Pas Pavarësisë mund të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë, kshtu që dëshira jonë forca jonë është maksimale për ta arritur fitoren. Nuk dua t’i bëj presion bashkëlojtarëve apo vetës, por nesër besoj fuqishëm në fitore, nesër bashkohemi me tifozët tonë me të gjithë ju që jeni këtu dhe shpresoj ta arrijmë suksesin dhe pastaj të festojmë bashkë në shesh” - tha Muriqi.