Vdiq njëri nga të plagosurit në “Bon Vivant”
Lexohet për: 1 min.
Emergjenca-2021-4-560x404-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një person që është plagosur mbrëmë te lokali “Bon Vivant” ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot për KosovaPress shefi i repartit intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shaqir Uka.

Ai ka informuar se viktima është i moshës 39-vjeçare.

“Njëri prej të lënduarve me armë zjarri nga gjuajtja e mbrëmshme në Prishinë, edhe pas intervenimeve nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe në orët e mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka bërë të ditur Uka për KosovaPress

Disa persona kanë marrë plagë të premten mbrëma si pasojë e gjuajtjeve me armë apo nga fragmentet e qelqit te lokali “Bon Vivant” në Prishtinë. Policia ka bërë të ditur se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor, derisa janë identifikuar dy persona të dyshuar, të përfshirë në këtë rast./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/plagosje-te-bon-vivant-identifikohen-dy-te-dyshuar/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025