Vdiq në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdiq në QKUK personi që u aksidentua një javë më parë në Podujevë
12/04/2026 - 09:07
Linku u kopjua
Ka ndërruar jetë personi që u aksidentua një javë më parë me motçikletë në Llugë të Podujevës, raporton KosovaPress.
Sipas njoftimit të policisë, viktima që nga dita e aksidentit ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Llugë, Podujevë / 05.04.2026 – 17:45. Lidhur me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK. me 11.06.2026 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Për këtë aksident që ishin përfshirë një automjet dhe një motoçikletë pati raportuar KosovaPress. Si pasojë e aksidentit, tre persona fillimisht kishin pësuar lëndime trupore.