Vdes ylli i NBA në moshën 29 vjeçare
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes ylli i NBA në moshën 29 vjeçare
Bota e basketbollit është tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të sulmuesit të Memphis Grizzlies, Brandon Clarke, në moshën 29-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga klubi dhe agjencia e tij këtë të martë, pas vdekjes së tij të papritur të hënën më 11 maj, ndonëse rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.
Clarke, i cili ishte pjesë e Grizzlies që nga viti 2019, po kalonte një periudhë të vështirë pas një sezoni të dëmtuar nga lëndimet, ku u paraqit në vetëm dy ndeshje, si dhe pas një incidenti të fundit ligjor në Arkansas ku u ndalua për posedim të një substance bimore të kontrolluar (kratom)
. Komisioneri i NBA, Adam Silver, u shpreh i shkatërruar nga ky humbje, duke e cilësuar atë si një lider të dashur dhe një shok skuadre të jashtëzakonshëm, ndërsa organizata e Memphis-it theksoi se ndikimi i tij në komunitet nuk do të harrohet kurrë.
KosovaPress