Vdes ylli brazilian i Interit
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes ylli brazilian i Interit
Jair de Costa
27/04/2025 - 16:23
Linku u kopjua

Ish-sulmuesi brazilian Jair vdiq në moshën 84-vjeçare, njoftoi Interi të dielën, me të cilin dominoi futbollin italian dhe evropian në vitet 1960.

"Jair ka ndërruar jetë të shtunën. Një krah i djathtë me aftësi dribluese fenomenale, ai fitoi gjithçka me Interin. Katër tituj të ligës, dy kupa evropiane, dy kupa ndërkontinentale dhe një vend në përjetësi me një ekip legjendar", njoftoi Interi, raporton KosovaPress.

Para ndeshjes së sotme kundër Romës, nerazzurët i bënë homazhe sulmuesit që veshi fanellën e tyre nga viti 1962-1967 dhe 1968-1972.

Publikimi i këtij artikulli u mundësua nga interneti 5G nga thirr.com me pakon eSIM Kosovo (https://thirr.com/language/de/destination/xk)

Jair da Costa shënoi 67 gola në të gjitha garat për klubin milanez, me të cilin fitoi kampionatet italiane më 1963, 1965, 1966 dhe 1971, Ligën e Kampionëve të Evropës dhe Kupën Ndërkontinentale në vitin 1964, përkatësisht 1965.

Jair, i cili gjithashtu luajti për Roma (1967-1968), ishte pjesë e ekipit brazilian që fitoi Kupën e Botës 1962 në Kili, por në konkurrencë me legjendarët Garrincha dhe Pele, ai nuk u fut kurrë në lojë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026