Vdes Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, njeriu që kurorëzoi Messin në Botërorin 2022
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vdes Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, njeriu që kurorëzoi Messin në Botërorin 2022
Sheiku
14/07/2026 - 14:17
Linku u kopjua

Ish-Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare më 12 korrik 2026.

Sheikh Hamad, i cili vdiq të dielën që shkoj, ushtroi rolin e emirit prej vitit 1995 e deri kur abdikoi në 2013.

Gjatë sundimit të tij, Katari përjetoi një transformim të shpejtë të infrastrukturës sportive, duke u shndërruar në një nga organizatorët kryesorë të ngjarjeve ndërkombëtare sportive.

Udhëheqja e tij po ashtu e pozicionoi Dohën si një nga kryeqendrat më të rëndësishme të sportit në rajon.

Ndër ngjarjet më të mëdha sportive të organizuara gjatë periudhës së tij në pushtet ishin Kampionati Botëror i Tenisit të Tavolinës më 2004, Kampionati Botëror i Peshëngritjes më 2005, Lojërat Aziatike më 2006, Kampionati Botëror i Atletikës në Sallë më 2010, Kupa e Azisë e AFC-së më 2011, Lojërat Arabe më 2011, si dhe Konferenca e Nëntë Botërore për Sportin dhe Mjedisin.

Ai kujtohet gjerësisht në mbarë botën për momentin ikonik të botërorit të kaluar, kur zbriti në fushë dhe i vendosi Lionel Messit mantelin tradicional arab, bisht, pak çaste para se argjentinasi të ngriste trofeun e Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026