Vdes një punëtor në Fushë Kosovë, ra nga lartësia
Lexohet për: 1 min.
punetori
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot, një punëtor ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një ndërtesë që ishte në punim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.

Këtë e bëri të ditur për KosovaPress, zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Boroci.

“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën "Tahir Zemaj" në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK,  i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë”, theksoi Boroci në një përgjigje me shkrim.

Sipas Borocit, në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente  punime në atë objekt.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thekson ai.

Para tri javësh në vendin e punës ka humbur jetën edhe një punëtor në Ferizaj, pasi që kishte rënë nga lartësia.

https://kosovapress.com/admin/humb-jeten-nje-punetor-ne-ferizaj/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024