Vdiq në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës së tij e më pas qëlloi edhe veten
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Vdiq në QKUK i dyshuari që shtiu drejt të dashurës së tij e më pas qëlloi edhe veten
qkuk
Foto Arkiv
11/04/2026 - 10:15
Linku u kopjua

Vdiq gjatë trajtimit mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i dyshuari për plagosjen e mbrëmshme në Ferizaj.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Personi V. K., i cili në këtë rast ishte në cilësinë e të dyshuarit dhe po trajtohej në QKUK në Prishtinë, si pasojë e lëndimeve të marra, më 11.04.2026, rreth orës 04:05, sipas informatës së pranuar nga QKUK në Prishtinë, ka ndërruar jetë”, tha Veseli për KosovaPress.

Mbrëmë vonë, një i dyshuar mashkull ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dashurës së tij, e më pas ka qëlluar edhe veten në Ferizaj, njofton policia në raportin 24 orësh.

Sipas Veselit, më 10.04.2026, është raportuar rasti ku kanë mbetur të plagosur dy persona: L. U. (24-vjeçare), femër, kosovare, dhe V. K. (32-vjeçar), mashkull, kosovar.

Ai tha se viktima e rastit, L. U., pasi ka pranuar ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku ndodhet ende nën përkujdesjen e mjekëve.

Sipas tij, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion.

Rasti fillimisht është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë”, ndërsa pas rrethanave të reja, mbetet në kompetencë të prokurorit për cilësimin e mëtejshëm ligjor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026