Vdes gazetari Zijadin Gashi
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Gashi
16 orë më parë
Linku u kopjua

Ka vdekur në moshën 51-vjeçare gazetari Zijadin Gashi. Lajmi është bërë i ditur të martën pasi Gashi ishte përballur me një sëmundje të rëndë.

Ai ka lënë prapa vetës gruan dhe tre fëmijë.

Zijadin Gashi ka punuar në disa media në Kosovë dhe puna e tij është shpërblyer me çmime.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës gjatë këtij viti i ka ndarë mirënjohje për punën e tij gjatë periudhës së luftës.

"Gashi pati një karrierë të gjatë e të përkushtuar në fushën e medias. Ai ka qenë pjesë aktive e gazetarisë kosovare para dhe gjatë luftës, dhe punoi në disa mediume të shkruara, elektronike dhe televizive në Kosovë", thuhet në telegramin e ngushëllimit të AGK-së.

Së fundmi, Gashi ka punuar kryeredaktor në Tëvë1. Ai ka lënë gjurmë në mediat vendore.

KosovaPress u shpreh ngushëllime familjes dhe kolegëve të tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024