Parashikimi i motit gjatë javës së ardhshme
Lajme
Lexohet për: 3 min.
472409452_1585224578767748_186375151163054038_n
3 orë më parë
Linku u kopjua

Parashikimi i motit për javën e ardhshme tregon kushte relativisht të qëndrueshme, por me luhatje të dukshme të temperaturave dhe ndodhi të paspecifikuara meteorologjike, si mjegulla dhe ngricat.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditëve të para të javës (20-21 janar), moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik.

“Në ditët e mesme të javës (22-24 janar), priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica. Erëra të lehta dhe ndryshime të vogla të shpejtësisë mund të ndikojnë në kushtet e motit gjatë gjithë javës”, thuhet në njofitm.

E Hënë, 20 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli , ndersa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C . Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.

E Martë, 21 Janar 2025

Moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C. Era do të jetë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

E Mërkurë, 22 Janar 2025

Moti do të jetë kryesisht i vranët dhe me kushte per riga shiu. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga  3°C deri në 5°C. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtesi 1-4m/s.

E Enjte, 23 Janar 2025

Parashikohet mot i vranët, por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga       6°C deri në 8°C. Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-4 m/s.

E Premte, 24 Janar 2025

Moti do të jetë i vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C. Do të fryjë erë e  lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1-2 m/s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025