Vdes fëmija i aksidentuar në oborrin e shtëpisë së tij
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një fëmijë ka ndërruar jetë nga plagët e marra pas një aksidenti që ka ndodhur në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë.

Lajmi për KosovaPress është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Agron Borovci.

“Rreth orës 16:00, policia ka pranuar informatën se fëmija i lënduar është dërguar në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij. Viktima dyshohet të jetë aksidentuar në oborrin e shtëpisë në "Lagja 28" në Fushë Kosovë”, ka thënë ai.

Aktualisht policia po trajton rrethanat që karakterizojnë ngjarjen. Dyshohet se viktima u aksidentua nga babai i tij me veturë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024