Vdekje e dyshim në Skenderaj, policia nis hetimet
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vdekje e dyshim në Skenderaj, policia nis hetimet
Policia
Foto Ilustruese
19/05/2026 - 18:14
Linku u kopjua

Sot, rreth orës 12:40, policia në Skenderaj ka pranuar njoftimin se dyshohej për një person pa shenja jete afër vendbanimit e tij, në një fshat të Skenderajt.

Sipas njoftimit tw policisw, njësitë policore menjëherë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe gjithashtu është njoftuar edhe emergjenca e QKMF në Skenderaj. Mjeku ka konfirmuar se personi ishte pa shenja jete.

“Njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes ndërkaq hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftim.

Pas përfundimit të procedurave në vendin e ngjarjes, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës mashkull, i moshës 56 vjeçare, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion ndërsa sipas rrethanave të gjetura në vendin e ngjarjes, rasti është iniciuar:  ,,Hetim mbi vdekjen ”

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026