Vdekja e haxhinjve, Egjipti gjobiti agjencitë e udhëtimit për mashtrim
Lexohet për: 1 min.
fwqfwqfwqfwqfwqfwq
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Autoritetet egjiptiane urdhëruan sot heqjen e licencave të 16 agjencive të udhëtimit për mashtrim, pasi dërguan në mënyrë të paligjshme pelegrinët në Mekë në Arabinë Saudite.

“Kryeministri Mustafa Madbouli urdhëroi që të hiqen licencat e këtyre agjencive, që drejtuesit e tyre të dërgohen para prokurorit publik dhe të vendosen gjoba ndaj tyre në favor të familjeve të pelegrinëve që vdiqën për shkak të tyre”, njofton zyra në një deklaratë për shtyp.

Më shumë se një mijë pelegrinë vdiqën gjatë haxhit, i cili u zhvillua gjatë vapës së fortë. Shumica e tyre vdiqën për shkak të nxehtësisë ekstreme pasi temperaturat i kaluan 51 gradë Celsius. Shumica e vdekjeve u raportuan nga Egjipti, në 658. Indonezia raportoi më shumë se 200 të vdekur dhe India tha se 98 kishin vdekur.

Pakistani, Malajzia, Jordania, Irani, Senegali, Tunizia, Sudani dhe rajoni autonom i Kurdistanit i Irakut kanë konfirmuar gjithashtu vdekje.

Rreth 1.8 milionë haxhinj e kryen Haxhin këtë vit, nga të cilët 1.6 milionë ishin nga jashtë, sipas autoriteteve saudite.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024