Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin sportiv në Kosovë, pasi një futbollist veteran ka humbur jetën papritur gjatë një ndeshjeje futbolli.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 17:35 në fshatin Dobrajë e Madhe, në komunën e Lipjanit, ku 43-vjeçari Liridon Gubetini, futbollist veteran në klubin e Barilevës, ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një ndeshjeje futbolli, raporton KosovaPress.
“Liridoni ka qenë një sportist i dalluar prej viteve 90-ta u merr me futboll deri në kohën e luftës. Ai e ka vazhdua edhe pas luftës futbollin, kështu që derisa pak u bë mosha e tij dhe na e formuam klubin e futbollit për veteranë, klubin e Barilevës.... Kemi shkua në Dobrojë për me zhvillua ndeshje. Derisa kemi shkua ka qenë një harmoni shumë e madhe me të, u kanë diçka krejt ma ndryshe se tjerat ditë, por dje mbasi ka fillua loja diku përafërsisht një minutë pa u krye pjesa e parë, për moment veç e kemi parë kur u rrëzua në fushë. Kemi filluar, kemi vrapua të gjithë, edhe lojtarët kundërshtarë edhe na, jemi mundu me bë të pamundurën, por fati i tij ka qenë aty. Kemi thirr ndihmën e shpejtë, kanë mbërri aq shpejtë, dikun7-8 minuta kanë bërë, edhe ata e kanë bërë maksimumin që jemi falënderues edhe për ata, edhe për të gjithë njerëzit që u mundu çdo send me ba, por aty e ka pas”, tha ai.
Nga ana tjetër, Dejtori i FC Barileva, Durim Berisha, e cilësoi këtë si një humbje të madhe për klubin dhe komunitetin sportiv, duke theksuar lidhjen e fortë që Gubetini kishte me ekipin dhe dashurinë e tij për futbollin.Ai u shpreh se i ndjeri ishte një figurë e respektuar dhe e afërt me të gjithë, ndërsa rikthimi i tij në ekipin e veteranëve ishte bërë me shumë entuziazëm dhe përkushtim.
“Liridoni ishte thjesht një djalë që e donte futbollin shumë edhe ishte edhe në vitin 2000-2001 si pjesë e klubit të Barilevës, por pas ri-themelimit të veteranëve në gusht të vitit të kaluar na u bashkangjit prap me atë dëshirën e madhe për futboll dhe për ta vazhduar edhe një herë atë dashninë e futbollit….. 03:35…Mirëpo vlen me kuptua që Liridoni ka qenë shumë i afërt me të gjithë skuadrën e veteranëve, ka qenë i afërt me të gjithë lojtarët, ka qenë i afërt me fëmitë, i ka shikuar edhe ndeshjet e fëmijëve kur kena pas ndeshje kampionale. Për ne është një humbje shumë e madhe”, u shpreh ai.
“Ishte shumë mirë, një natë ma herët kishim pas stërvitje së bashku me ekipën. Ishte një stërvitje, mbas çdo herë mbas stërvitjeve dhe jemi mbledhë sikur si shoqni edhe si klub si veteranë, kena pi kafe, ishte edhe ai prezent. Çdo herë ka qenë një njeri pozitiv edhe çdo herë ka qenë i afërt me çdo lojtar”, tha Drejtori i FC Barileva.
Ai ishte duke marrë pjesë në ndeshjen e Kupës ndërmjet KFV Barileva dhe KFV Deçanim ndërsa loja ishte duke u zhvilluar në stadiumin e Dobrajës së Madhe në Komunën e Lipjanit.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion e rasti është duke u hetuar.
