Vazhdon rënia e Coutinhos
Philippe Coutinho duket se do të ndryshojë sërish skuadër këtë verë, me ish-yllin e Liverpoolit që pritet të kthehet në Brazil gjashtë vjet pas largimit nga “Anfield Road”.
Braziliani ka humbur shkëlqimin e tij që kur u largua nga Liverpooli në vitin 2018. Coutinho u bë një nga transferimet më të shtrenjta të të gjitha kohërave kur iu bashkua Barcelonës për 168 milionë euro në janar të vitit 2018.
Por ndërsa marrëveshja do të përfaqësonte një biznes të madh për ‘Reds”, me Jurgen Klopp që do të nënshkruante me Alisson dhe Fabinho disa muaj më vonë pasi siguroi Virgil van Dijk, do të ishte një gabim për Coutinhon nga i cili ai kurrë nuk është rikuperuar më, përcjellë KosovaPress.
Ai dështoi të kënaqej me tifozët e klubit katalanas dhe pësoi poshtërimin e asaj humbjeje 4-0 në Anfield pak më shumë se 12 muaj pasi u largua nga Liverpool. Jo shumë kohë pas kësaj, ai u dërgua në huazim te Bayern Munich.