Vazhdon fushata informuese për liberalizimin e vizave
Lexohet për: 2 min.
vizatt
1 vit më parë
Linku u kopjua

Fushata informuese për liberalizimin e vizave, pas Prishtinës, Prizrenit, Gjilanit e Podujevës, vijoi ditën e sotme në Mitrovicë. Kjo fushatë po i informon qytetarët e Republikës së Kosovës për detajet më të hollësishme e informacionet e nevojshme mbi lëvizjen e lirë pa viza që do nisë nga 1 Janari i vitit 2024.

Siç njofton Qeveria e Kosovës, ekipin lëvizës informues e vizitoi sot (e enjte) zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi.

Në komunikatë thuhet se ai pa nga afër punën e cila po bëhet për informimin e qytetarëve.

“Të gjithë qytetarët e vendit pa dallim, duhet të jenë të informuar për rregullat e udhëtimit në zonën Shengen e të drejtat e tyre sa i përket lëvizjes së lirë pas 1 janarit 2024. Duhet të kenë pasaportë biometrike valide, të qëndrojnë vetëm 90 ditë brenda periudhës prej 180 ditësh, të kenë dëshmi mbi qëllimin e udhëtimit në zonën Shengen, mbi qëndrimin si rezervimi i hotelit apo detajet e vendit ku do të qëndroni, detajet e udhëtimit, duke përfshirë rezervimin e biletës kthyese, nëse udhëtohet me veturë, dokumentacionin e nevojshëm të veturë dhe dëshmi se keni mjete të mjaftueshme financiare”, thuhet në komunikatë.

Në mjetin e fushatës, qytetarët mund të bëhen pjesë e kuizit me pyetje rreth BE-së.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025