Vazhdon dëshmia e Agim Idrizit, mohon që ka qenë polic ose roje pylli
Lexohet për: 3 min.
gjykata-speciale-050923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pa masa mbrojtëse po vazhdon dëshmia e Agim Idrizit në gjykimin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që mban numrin W04368, pretendoi që gjatë kohës sa ka qenë i arrestuar në vitin 1999 është rrahur dhe keqtrajtuar.

Në dokumentet e paraqitura nga prokurori i specializuar, e të cilat janë hartuar nga autoritetet serbe, ku figuron emri i tij për sigurinë lokale të komunës së Kaçanikut, dëshmitari i 21-të ka mohuar një gjë të tillë. Në dëshminë e tij, ai pretendon se është rrëmbyer dhe ndaluar nga pjesëtarët e UÇK-së në vitin 1999.

Sipas tij, gjatë kohës sa ka qenë i arrestuar është maltretuar dhe rrahur.

Prokurori James Pace ka vazhduar të marrë në pyetje këtë dëshmitar, ku janë shfaqur dokumente të hartuara nga autoritetet serbe, ku figuron emri i Agim Idrizit. Për të njëjtat, ky i fundit tha se nuk i ka parë më herët, deri në momentin që janë shfaqur nga prokurori një javë më parë.

Prokurori i specializuar shtoi se në fund të dokumentit është nënshkruar nga kryetari i këshillit të komunës. Ai u pyet se nëse ka diskutuar ndonjëherë diçka me të njëjtin.

Ai mohoi të ketë qenë roje pylli e pjesëtar i policisë serbe, për çka pretendoi se një gjë e tillë i është bërë qëllimisht. Po ashtu, ai shtoi se e di edhe Kaçaniku që ai nuk ka qenë (shumar) dhe se nuk e dinë se çfarë ka bërë roja e pyllit asokohe.

Dëshmitari i 21-të në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, i cili po dëshmon pa masa mbrojtëse, pretendoi se Sami Agjami kishte thënë që ishte rrahur nga ai dhe një polic tjetër në shtabin e UÇK-së. Derisa është pyetur se pse emri i tij figuron në listë, dëshmitari Agim Idrizi tha se nuk i ka pasur raportet e mira me familjen Agjami dhe Ebib Kokën.

Ai tha se gjatë viteve 98 dhe 99 kush ka dashur është pajisur me dokumente, por që kishte ndihmuar tre persona.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Dëshmia e dëshmitarit pa masa mbrojtëse në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve, do të vazhdojë edhe pasdite.

Të gjithë janë të pranishëm në sallën e gjyqit, në përjashtim të Jakup Krasniqit.

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve ka nisur me 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020./Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024