Vashat e Anglisë në finale të Botërorit të femrave
Lexohet për: 1 min.
12-Vashat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sot është kompletuar çifti i fazës finale të Kampionatit Botëror të femrave.

Kombëtarja e Anglisë e femrave ka siguruar biletën e fundit drejt finales së kësaj gare, pasi që në gjysmëfinale mposhti Australinë, raporton KosovaPress.

Golat për Anglinë i shënuan Ella Toone (minuta e 36’), Lauren Hemp (minuta e 71’) dhe Alessia Russo (minuta e 86’).

Ndërkaq, golin e nderit te Australia e shënoi Samantha Kerr në minutën e 63’ të ndeshjes.

Me fitoren e sotme, vashat e Anglisë kualifikohen në finale, ku atje do të përballen me Spanjën.

Në anën tjetër, Australia do të përballet me Suedinë e Kosovare Asllanit për vendin e tretë të këtij turneu.

Finalja mes Spanjës dhe Anglisë do të zhvillohet më 20 gusht me fillim nga ora 12:00 në stadiumin “Olympic” të Sydneyt.

Ndeshja për vendin e tretë mes Suedisë dhe Australisë luhet më 19 gusht me fillim nga ora 10:00 në stadiumin “Suncorp” të Brisbane.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025