Varrimi i Ismail Kadaresë vetëm në rreth të ngushtë familjar
Lexohet për: 2 min.
449784870_10159878219895718_2780255125102348888_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ceremonia për varrimin e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare ka nisur dhe po mbahet vetëm nga anëtarët e familjes së Kadaresë.

Varrimi i tij po bëhet pas homazheve të bëra nga shkrimtarë, politikanë, gazetarë e akademikë, derisa fjalim ka mbajtur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Pas homazheve në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor për shkrimtarin e madh Ismail Kadare, ceremonia e përcjelljes vijoi me himnin kombëtar dhe fjalën e kryeministrit Rama që siç u shpreh ai, ia kishte kërkuar bashkëshortja e Kadaresë, Helena.

Rama u ndal tek rastësia e dekorit me simbolet e Nënë Terezës që ndodheshin aty për një shfaqje ndërsa protokolli organizonte homazhet për shkrimtarin.

“Këtë hije të Nënë Terezës mbi trupin e Ismailit nuk e solli kush e përgatiti këtë ceremoni shtetërore, ishte këtu, kishte ardhur më parë. Njoftimi që salla ishte zënë dhe Nënë Tereza nuk lëvizej dot prej aty më erdhi bashkë me foton e kësaj skene, e cila po montohej për një shfaqje sonte në darkë. Lëreni aty u thashë, nuk ka më mirë. Askujt nuk do i shkonte mendja, çka rastësia e solli këtu enkas për Ismailin dhe më mirë sesa nën hijen e saj shqiptares që i takon botës, asesi tjetër nuk mund të bëhej ceremonia e përcjelljes nga jeta të shqiptarit që i takon botës”, u shpreh Rama.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024