Miliona amerikanë po përballen me temperatura përvëluese, pasi një valë e nxehtë rekord po zgjerohet drejt lindjes, duke kërcënuar qytetet e mëdha me nxehtësi "veçanërisht intensive".
Vala e pamëshirshme e të nxehtit që ka djegur SHBA-në perëndimore gjatë javës së kaluar tani po zgjerohet në rajonet qendrore dhe lindore, duke sjellë me vete një mori rreziqesh shëndetësore dhe sfida infrastrukturore, sipas USA Today."Një valë e gjerë e të nxehtit nga Fushat në Bregun Lindor do të vazhdojë gjatë dy ditëve të ardhshme, duke u bërë veçanërisht intensive për shumë nga qendrat urbane në Juglindje, Luginën e Ohajos dhe përgjatë Bregut Lindor," raportoi USA Today duke cituar Shërbimin Kombëtar të Motit.
Të paktën 30 milionë njerëz pritet të përballen me temperatura 100 gradë Fahrenheit (afërsisht 37.8 gradë Celsius) ose më të larta, me miliona të tjerë që do të përjetojnë nxehtësi 90 gradë Fahrenheit, sipas AccuËeather.
Këto kushte do të jenë "të rrezikshme dhe potencialisht vdekjeprurëse" për ata që nuk kanë akses adekuat ndaj hidratimit efektiv, paralajmëroi shërbimi i motit.
Rreziku është veçanërisht i lartë në zonat urbane në të gjithë Juglindjen, Luginën e Ohajos dhe Bregun Lindor, ku nxehtësia pritet të jetë më intensive.