Van Dijk nuk dëshiron të largohet nga Liverpooli
Lexohet për: 2 min.
Van Dijk
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Kapiteni Virgil van Dijk thotë se e do Liverpoolin dhe dëshiron të jetë pjesë e tranzicionit të klubit pas largimit të trajnerit Jurgen Klopp. Klopp do të largohet pas nëntë vitesh nga “Anfield” në fund të sezonit me një marrëveshje të rënë dakord për trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot për ta zëvendësuar atë.

Kontrata e Van Dijk përfundon në fund të sezonit 2024-25, duke çuar në disa spekulime se qendërmbrojtësi holandez mund të largohet nga klubi, por vert lojtari nuk ka shprehur gatishmëri për t’u larguar.

“Do të ketë një tranzicion të madh dhe unë jam pjesë e tij”, tha Van Dijk, 32 vjeç. “Mendoj se klubi është shumë i zënë se kush do të jetë trajneri i ri dhe ky është fokusi kryesor. Siç thashë, jam shumë i lumtur këtu, e dua klubin dhe këtë mund ta shihni gjithashtu. Është një pjesë e rëndësishme e jetës sime tashmë, dhe kjo është gjithçka që mund të them”, theksoi van Dijk, përcjellë KosovaPress.

Pas fitores së tyre 4-2 ndaj Tottenhamit të dielën, Liverpooli udhëton në Aston Villa këtë javë përpara se të presë Wolves në ndeshjen e fundit të Klopp në krye të klubit më 19 maj.

“Reds” janë të tretët në tabelën e Premierligës, katër pikë prapa Manchester Cityt dhe pesë pas Arsenalit me dy ndeshje të mbetura për t’u luajtur.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025