Përsëri përleshje mes Valverdes dhe Tchouameni, kësaj here dërgohet në spital Valverde
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përsëri përleshje mes Valverdes dhe Tchouameni, kësaj here dërgohet në spital Valverde
Situata në zhveshtoren e Real Madridit ka arritur pikën e vlimit vetëm pak ditë para "El Clasicos" kundër Barcelonës.
Sipas raportimeve të fundit nga Marca, mesfushori Fede Valverde është dërguar me urgjencë në spital pas një sherri të rëndë fizik me shokun e skuadrës, Aurelien Tchouameni. Përleshja, e cila kërkoi ndërhyrjen e pjesës tjetër të ekipit për t'u ndalur, thuhet se nisi pasi uruguaiani refuzoi t'i jepte dorën francezit gjatë mëngjesit, duke kulmuar me një goditje të rëndë që mori Valverde.
Ky incident vjen në një moment kritik për "Mbretërit", të cilët po përballen me një krizë të thellë disipline dhe atmosfere. Përveç dhunës mes lojtarëve, raportohet se gjashtë futbollistë kanë ndërprerë komunikimin me trajnerin Arbeloa, ndërsa presioni ndaj Kylian Mbappe po rritet me miliona tifozë që kanë nënshkruar një peticion për largimin e tij.
Me gjithë këtë kaos të brendshëm, mbetet e paqartë se si Florentino Perez do të menaxhojë situatën para sfidës vendimtare të së dielës.
KosovaPress