Valtonen: Finlanda e gatshme të mbështesë Kosovën në dialog
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua
Finlanda është e gatshme ta mbështesë Kosovën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ka thënë kryediplomatja finlandeze, Elina Valtonen.
Ajo theksoi se në takimin e sotëm me homologen e saj Donika Gërvalla kanë diskutuar edhe për intensifikimin e raporteve tregtare. Ndërkaq, Gërvalla deklaroi se temë e diskutimit ka qenë edhe veriu dhe hapja e Urës së Ibrit.
Gërvalla theksoi se kjo vizitë reflekton lidhjet e forta dhe të pandërprera dhe bashkëpunimin e ngusht mes të dyja vendeve.
Ministrja Gërvalla shtoi se Kosova është e përkushtuar të forcojë marrëdhëniet me NATO-n dhe ka për synim anëtarësimin në këtë aleancë.
Kryediplomtja finlandeze deklaroi se janë të gatshëm të mbështesin Kosovën në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Pas konferencës, Gërvalla me homologen nga Finlanda kanë vizituar memorialin “Heroinat” në Prishtinë.