“Vallja e Yjeve” do do të gërshetojë letërsinë lasgushiane dhe muzikën klasike për 4 netë me radhë në qytetin liqenor të Pogradecit.
“Festivali Vallja e Yjeve që ka startuar sot do të zhvillohet për 4 net me radhë në odeonin e qytetit, do të ketë një larmi aktivitetesh. Duke nisur që sot i cili ishte aktivitet me muzikë klasike me pianisten e njohur Dhurata Laze që vjen ekskluzivisht për këtë festival dhe me një kuartet harqesh, nesër do jetë mbrëmje midis muzikës klasike dhe moderne dhe letërsisë Lasgushiane, sepse është ndërthurje”, u shpreh violinisti Eritan Kamolli.
” Është një festival që tregon se vlerat nuk do vdesin kurrë. Im at ishte një gjeni dhe gjeniu është ai që nëpërkëmb çdo interes, sidomos ato materiale. Gjeniu është ai që i beson përhumbërisht asaj që krijon e sot që promovohet im at pas kaq shumë vitesh tregon se vlerat nuk vdesin”, theksoi Maria Gusho.
Ky është koncerti i parë i këtij lloji në juglindje, ndërkohë që Odeoni i qytetit është kthyer në një destination turistik edhe falë aktiviteteve kulturore e artistike./Euronews Albania/