Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës, mbështet protestat e studenteve kundër Vuçiqit
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Vuçiq: Serbia vazhdon të armatoset, duhet të jemi më të fortë se fqinjët
Foto Arkivë
2 javë më parë
Linku u kopjua

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës mbështet plotësisht kërkesat e justifikuara të studentëve dhe kërkesat e opozitës serbe për shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviq.

Sipas tyre regjimi kriminalo-tradhtar i Aleksandër Vuçiqit, i cili në modelin e tij të qeverisjes zbaton metoda brutale me brigada partiake paramilitare, fillimet e tij i ka pikërisht në veri të Kosovës duke thënë se një numri të madh të serbëve të padisiplinuar iu dogjën veturat nga banditë nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe, të tjerët u rrahën dhe disa u tentuan të frikësohen me armë zjarri dhe duke hedhur bomba në shtëpitë e familjeve.

Për shkak të njërit prej njoftimeve të Lëvizjes Kombëtare të Serbëve nga Kosova “Atdheu” ( Otadzbina), në të cilin përshkruhet sjellja frikacake e Aleksandër Vuçiqit gjatë vizitës së tij në pjesën veriore të Mitrovicës gjatë përndjekjes së marsit të vitit 2004, lokaleve të kësaj shoqate iu vu zjarri.

Regjimi i Aleksandër Vuçiqit sipas këshillit, është kriminalo-mafio-tradhtar pasi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe pranimin e propozimit franko-gjerman, ai ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Serbisë dhe ka kryer veprën e tradhtisë së lartë kombëtare.

Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës shpreson se për dorëzimin e një pjese të territorit shtetëror, Aleksandar Vuçiq do të gjykohet kur të largohet nga pushteti.

“Shumë shpesh, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë vetë se historia do të mësojë për bëmat e tij ndërtimore në 20 vitet e ardhshme. Do ta bëjnë, por jo për 20, por për 200 vjet, dhe jo për ndërtim, kurora e së cilës është tragjedia e Novi Sadit me 15 të vrarë, por për shkak të veprës kriminale të tradhtisë së lartë kombëtare, të paprecedentë në historinë e popullit Serb”, thuhet ndër të tjera./Danas/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025