Rënia e përgjigjeve nga autoritetet publike, mungesa e mbikëqyrjes parlamentare dhe mos votimi i raportit të vitit 20222 në kuvendin e Kosovës, kanë qenë tre sfidat kryesore e Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2023.
Në konferencën e mbajtur për fund vit, Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha përveç tre sfidave, mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen.
“Statistika që ne i kemi në institucion, ka një rënie të përgjigjeve nga autoritetet. Ka munguar një mbikëqyrje parlamentare dhe një qasje shumë më pro aktive e autoriteteve publike. Si sfidë e tretë është votimi kundër nga Kuvendi i Kosovës për raportin e vitit 2022, raport i cili është adresuar në kuvend në mars të vitit 2023, e që është votuar në kuvend në maj të 2024 dhe aty pa diskutim dhe pa e vlerësuar fare raporti është votuar kundër si një tendencë me kërcënuar dhe cenuar pavarësinë dhe punën dhe institucionet e Avokatit të Popullit. Mbetet shqetësuese niveli i zbatimit të ligjit dhe mungesa e përgjegjësisë kur ligjet nuk zbatohen. Zbatimi i ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi, ne këtë vit kemi dal me një raport të veçantë për zbatimin e këtij ligji dhe aty na del se ligji nuk është duke u zbatuar nga institucionet përgjegjëse të Republikës së Kosovës, është në proces të plotësim ndryshimit si ligj. Neni 6 i ligjit që flet për barazi mes gjinive nuk ka një zbatim të duhur”, u shpreh Qelaj.
Zëdhënësi i Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku njoftoi lidhur me ankesat që janë bërë në këtë institucion gjatë këtij viti.