Vallja devolliçe, një valle burrash e zonës së Devollit, e konsideruar nga thesaret folklorike më të mëdha të vendit është shpallur “Kryevlera kombëtare e trashëgimisë kulturore jo materiale” nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Pas një pune disavjeçare për të plotësuar dosjen e kësaj valleje statusi i ri i hap rrugën përpjekjeve për ta bërë atë pjesë të listës së UNESCO-s.
Agron Kordalli, djali i një prej valltarëve që interpretuan në Rusi, vazhdon të ruajë këtë traditë dhe e përcjell te brezat e rinj, ndërsa shpjegon se kjo valle që është simbolikë e mirënjohjes së njeriut për tokën, ndryshon nga të tjerat.
Megjithëse konsiderohet një ndër vallet më të vështira dhe komplekse në interpretim, vallja devolliçe luhet në të gjithë zonën e Devollit nga çdo moshë dhe mbetet një ndër perlat e krijimtarisë popullore shqiptare. /tch