Greqia reagon ndaj deklaratave të Mickoskit: Çështja maqedonase është e zgjidhur me Marrëveshjen e Prespës
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
presann
1 javë më parë
Linku u kopjua

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristian Mickoski në SHBA.

“Çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut është zgjidhur përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme”, thuhet në deklaratën për shtyp të kësaj ministrie disa orë pasi Mickoski nga Nju Xhersi ka folur për çështjen e “pazgjidhur” dhe “ekzistuese” maqedonase.

“Kjo ngjarje përbën një sfidë për Greqinë, pasi tenton të rikthejë në plan të parë një çështje të zgjidhur, siç dihet, përfundimisht dhe në mënyrë të pakthyeshme. Greqia rikujton se përparimi i mëtejshëm në marrëdhëniet e saj dypalëshe me Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimi i qetë i rrugës evropiane të fqinjit të saj kërkon respekt të plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe, natyrisht, abstenim nga deklaratat dhe pretendimet e papajtueshme ndaj vendeve fqinje.” – përfundon deklarata, përcjell Tch, transmeton KosovaPress.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickoski, në një takim me emigrantët e vendit të tij që jetojnë në SHBA, deklaroi se qeveria e tij në shtatë muajt që është në pushtet po përpiqet fort për zhvillimin ekonomik te vendit, por sipas tij kjo nuk është e mjaftueshme  pasi duhen përpjekje për të fituar – siç ka thënë ai- edhe në Uashington , në Nju Jork, në Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe kryeqytete të tjera të botës, që çështja maqedonase të zgjidhet përfundimisht, sepse nuk është zgjidhur. “Ka shekuj që “zien” , ka kohëzgjatje dhe vazhdon të ekzistojë. “- ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025