Numri i qyteteve të mëdha italiane të vendosura në alarm të kuq nga Ministria e Shëndetësisë për shkak të valës së nxehtësisë që po vuan vendi, do të rritet nga 17 të hënën në 20 të martën dhe 23 të mërkurën.
Kjo do të thotë se vetëm katër nga 27 qytetet më të mëdha të vendit nuk do të jenë në alarm të kuq.
Të martën Ankona, Bolonja, Bolzano, Brescia, Cagliari, Campobasso, Firence, Frosinone, Latina, Messina, Napoli, Palermo, Perugia, Pescara, Rieti, Roma, Trieste, Venecia, Verona dhe Viterbo do të jenë në alarm të kuq.
Të mërkurën do t'i bashkohen Bari, Catania, Civitavecchia dhe Torino, ndërsa Bolzano do bie në alarm të verdhë.
Temperaturat parashikohen të rriten deri në 47 gradë Celsius në zonat e Sardenjës jugore këtë javë, 45°C ose 46°C në Siçili dhe 45°C në provincën e Foggia, në Pulia.
Në Romë, të cilën “The Times” e ka quajtur "Qyteti Infernal" për shkak të nxehtësisë që po vuan, temperaturat pritet të ngriten në 42°C ose 43°C gradë të martën.
Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë të njeriut po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e të nxehtit, thatësira, stuhitë e forta, dhe përmbytjet. /ANSA/