Kualifikimet për Kampionatin Evropian U19, Kosova i ka përmbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme. Dardanet e mposhtën Izraelin, me rezultat 2:1, në ndeshjen e fundit kualifikuese, me ç ‘rast edhe dolën triumfuese të Grupit 3 në Ligën B.
Rezultatet pozitive në ndeshjet e arritura në këtë fazë të kualifikimeve kanë bërë që Kosova të avancojë në Ligën A, për ciklin e ardhshëm kualifikues.
Vetëm pas pesë minutash lojë në kaptinën e dytë, Eriona Elezi riktheu baraspeshën në rezultat, 1:1. Përkushtimi i Dardaneve për të dominuar Izraelin dhe për të triumfuar në këtë ndeshje u shfaq edhe në vazhdim, teksa në minutën e 71-të Rreze Gashi konkretizoi aksionin pas asistimit të Aurora Racajt, duke bërë që Kosova të kalojë në epërsi. Në fund doli që ky gol të ishte edhe i fitores, 2:1.
Kosova përfundoi lidere e Grupit 3 në Ligën B, me gjithsej 9 pikë.