Nderohen viktimat e masakrës në Cetinje, kërkohen dorëheqjet e para nga shteti
Rajoni
Lexohet për: 2 min.
Nderohen viktimat e masakrës në Cetinje, kërkohen dorëheqjet e para nga shteti
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Një grup qytetarësh kanë nderuar sonte me 12 minuta heshtjeje viktimat e vrasjes në Cetinje të Malit të Zi.

Si rezultat i të shtënave me armë zjarri, më 1 janar në këtë qytet mbetën të vrarë 12 persona, dy prej tyre fëmijë, ndërsa katër të tjerë u plagosën rëndë.

Qytetarët e mbledhur kanë paralajmëruar një tjetër tubim sonte para ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Podgoricë, ku do të dilet me pesë kërkesa, në mesin e të cilave edhe dorëheqja e ministrit të Brendshëm Danilo Sharanoviq dhe zëvendëskryeministrit për Siguri Aleks Beçiq.

Kërkesa e dytë është çmilitarizimi i shoqërisë, konfiskimi dhe asgjësimi i armëve të paligjshme dhe të fshehura. E treta - ngritja e policisë në komunitet dhe ndryshimi i qasjes së policisë ndaj qytetarëve.

Kërkesa e katërt është kthimi i arsimit qytetar si lëndë e detyrueshme në shkollat ​​fillore dhe të mesme, dhe e pesta shpallja e moratoriumit për dhënien e patentës së armëve deri në ndryshimin e ligjit për armët.

Kujtojmë, autori i vrasjeve Aco Martinoviq vdiq gjatë dërgimit në Qendrën Klinike në Podgoricë, pasi qëlloi veten në kokë. Mali i Zi ndërkohë ka shpallur tri ditë zie.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025