Vajza e Martin Short vdes në moshën 42-vjeçare
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vajza e Martin Short vdes në moshën 42-vjeçare
BBC
25/02/2026 - 18:05
Linku u kopjua

Aktori kanadez Martin Short ka njoftuar se vajza e tij, Katherine, "do të kujtohet për dritën dhe gëzimin që solli në botë", pas vdekjes së saj në moshën 42-vjeçare.

Katherine Short, punonjëse sociale, ishte më e madhja nga tre fëmijët që ai kishte adoptuar me aktoren dhe këngëtaren Nancy Dolman.

"Me pikëllim të thellë konfirmojmë ndarjen nga jeta të Katherine Hartley Short. Familja kërkon privatësi në këtë kohë", thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të tij për BBC News.

Sipas mediave amerikane, vdekja e saj dyshohet të ketë qenë vetëvrasje.

Short, i njohur për rolet në "The Three Amigos", "Father of the Bride" dhe "Innerspace", ka shtyrë disa shfaqje me partnerin e tij Steve Martin në Milwaukee dhe Minneapolis.

Ai është nominuar për aktorin më të mirë në një serial komik për rolin në "Only Murders in the Building". Nancy Dolman ndërroi jetë nga kanceri në vezore në vitin 2010.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026