Vajza e Jolie dhe Pitt heq dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj
Lexohet për: 2 min.
g4h43h
1 vit më parë
Linku u kopjua

Zahara (18), vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, hoqi dorë publikisht nga mbiemri i babait të saj.

Ajo si studente në Universitetin Spelman në Atlanta, iu bashkua grupit të parë të afro-amerikanëve në histori, Alpha Kappa Alpha, dhe e tha emrin e saj me zë të lartë dhe qartë gjatë fillimit.

"Emri im është Zahara Marley Jolie."

Kjo vetëm sa mbështet thashethemet se fëmijët i kanë kthyer shpinën aktorit të njohur, si dhe se nuk kanë folur me të që prej ndarjes me Angelina-n.

Brad Pitt i tërbuar: Angelina Jolie manipulon fëmijët - KosovaPress

Zahara besohet se ka ndërprerë kontaktin me babanë e saj për shkak të vëllezërve të saj Maddox dhe Pax, me të cilët Pitt nuk ka pasur asnjë kontakt prej vitesh. Dyshohet se Jolie ka bërë kërkesë për divorc pikërisht për shkak të përballjes së aktorit me Maddox në një avion privat, kur ai donte të mbronte nënën e tij.

Ish-bashkëshortët ende nuk kanë arritur të dakordohen për kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre. Pavarësisht se tre më të moshuarit, Maddox, Pax dhe Zahara, nuk janë më të mitur, ata debatojnë se kush do të rrisë Shiloh Nouvel (17), Vivienne dhe Knox (14).

​Angelina Jolie shkruan shqip, përmend edhe Kosovën - KosovaPress

Jolie ngriti një kundërpadi kundër Pitt, duke ngritur akuza serioze kundër tij. Për shembull, për shkak të incidentit në avionin privat të përmendur në vitin 2016.

“Kur njëri nga fëmijët e mbrojti verbalisht Jolie-n, Pitt iu hodh fëmijës së tij dhe Jolie e kapi nga pas për ta ndaluar. Për ta larguar Jolie nga shpina, Pitt u hodh mbrapsht në ulëset e avionit, duke e lënduar Jolie në kurriz”, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024